Franca ka shkatërruar Gjibraltarin me rezultat 14-0, e cila në minutën e 18 mbeti me 10 lojtarë në fushë në ndeshjen e tyre kualifikuese për Euro 2024, ndërsa adoleshenti Warren Zaire-Emery shënoi në debutimin e tij, vlenë të ceket edhe goli i Kylian Mbappe, ku goditi topin nga një distance prej 40 metra.
Dy autogola në pesë minutat e para i dhanë Francës një epërsi të hershme përpara se 17-vjeçari Zaire-Emery – lojtari më i ri i Francës që nga viti 1914 – të shënonte në debutimin e tij për të bërë rezultatin 3-0 përpara se të dilte me një dëmtim në kyçin e këmbës.
Gjibraltari mbeti me dhjetë lojtarë kur Ethan Santos u përjashtua për një sfidë të keqe ndaj Zaire-Emery, ndërsa ai futi topin në rrjetë.






