RAJONI DHE BOTA

Fotografia nga Mariupoli fiton çmimin për foton më të mirë të vitit

Fotografia nga Mariupoli fiton çmimin për foton më të mirë të vitit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2023, 14:38

Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka ka fituar çmimin “Fotografia më e mirë e vitit” për fotografinë e tij të punonjësve të urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol.

Imazhi i fotografit të Associated Press nga marsi i viti 2022 i gruas së plagosur, me dorën e majtë në barkun e përgjakur, i shfaqi botës tmerrin e sulmit brutal të Rusisë në qytetin port lindor në fillim të luftës, shkruan Skynews.

32-vjeçarja, Iryna Kalinina, ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron.

“Për mua, është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha fotografi Maloletka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika