Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë njoftuar autoritetet lokale, raporton BBC.
Kreu i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se mjetet ushtarake ruse kanë hyrë në qytet.
Ai u ka bërë qytetarët të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se gjenden në qendër të qytetit.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar. Forcat ushtarake ukrainase po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”, ka thënë Sinegubov.
Po raportohet për luftime në rrugët e Kharkivit. Ndërkohë në kryeqendër të Ukrainës, Kiev, janë dëgjuar sirena e shpërthime. Shërbimi Ukrainas i Emergjencës ka njoftuar se një raketë ka goditur një ndërtesë nëntëkatëshe në verilindje të Kharkivit, duke shkaktuar vdekjen e një gruaja dhe lëndimin e disa tjerëve.
Po ashtu më herët u raportuar edhe se një raketë goditi një gyp të gazit në Kharkiv.