Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike (BMATT). Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Forcat e Mbretërisë së Bashkuar trajnojnë komandot e FSK-së

“Edhe një e arritur shumë e rëndësishme falë mbështetjes së forcave aleate të Mbretërisë së Bashkuar. Shumë urime komandove tona dhe falënderim e mirënjohje e lartë për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike (BMATT) krahas gjithë mbështetjes së pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar, qeverisë dhe forcave të saj aleate. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja dhe projekteve të përbashkëta me aleatët tanë britanikë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Diplomohen 80 asistentë për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Haxhiu kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat për BE

Publikohet lista e OJQ-ve dhe individëve përfitues të subvencioneve për rini, kulturë dhe sport në komunën e Prizrenit

