Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të tyre, bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve.
“Përmes këtyre aktiviteteve u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.” – thuhet në njoftim.
FSK gjithashtu bën të ditur se trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.
Tutje, sipas tyre, pjesëmarrja në trajnime të tilla dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.