LAJME

Forca e Sigurisë së Kosovës jep donacion 50 kontenjerë për Federatën e Futbollit të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës jep donacion 50 kontenjerë për Federatën e Futbollit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2026, 13:46

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh, të cilët do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin.

Sipas FSK-së, ky kontribut synon të mbështesë zhvillimin e sportit, krijimin e hapësirave më të mira për aktivitetet sportive dhe avancimin e mundësive për gjeneratat e reja, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe FFK.

Siç bëhet e ditur, në realizimin e këtij projekti po kontribuon edhe KFOR-i, i cili ka siguruar transportin e kontejnerëve, drejt lokacioneve të përcaktuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

FSK thekson se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e rinisë, sportit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika