Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuat se është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike në Kosovë.
“Forca e diasporës” – partia më e re në Kosovë

Nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim njoftuan se partia që ka aplikuar është “Forca e Diasporës”. Nga kjo zyrë kanë njoftuar se janë në shqyrtim të këtij aplikimi.
“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj. Kemi përgatitur rekomandim për certifikimin e dy iniciativave qytetare. Bashkë për Istogun’ dhe ‘Listën Guxo’, kjo e fundit ka aplikuar vetëm për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, ka thënë Yll Bueshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




