Mediat kroate kanë raportuar për një shpërthim të madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb dhe ende nuk dihet se a bëhet fjalë për aeroplan apo për dron.
Por Ministria e Brendshme atje ka konfirmuar se është gjetur një fluturake dhe dy parashuta në zonën e gjerë.
Në vendin e ngjarjes raportohet se janë gjetur shenjat e një ylli dhe shkronja cirilike, që është alfabeti i popujve sllav, çfarë janë edhe kroatët, por edhe rusët e ukrainasit, që po zhvillojnë luftë.





