Parukierët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të raportojnë se disa nga klientët e tyre, të cilët e kanë mbijetuar COVID-19, kanë reaksione të reja serioze alergjike, të tilla si skuqje dhe djegie pasi kanë ngjyrosur flokët pavarësisht se kanë përdorur të njëjtën ngjyrë si më parë.
Shkencëtarët nga Imperial College London po hetojnë nëse sëmundja mund të riprogramojë sistemin tonë imunitar, në një mënyrë të ngjashme me sëmundjet e tjera, raporton bbc.
Shoqata Britanike, e cila përfaqëson parukierët dhe estetistët, paralajmëron të gjithë punonjësit në këto profesione që të detyrohen të kryejnë teste shtesë epikutane (i ashtuquajturi patch test) në mënyrë që të shmangin procedurat e mundshme gjyqësore. Testi epikutanoz përdoret për të vërtetuar një reagim të mbindjeshmërisë së vonshme ndaj alergeneve të kontaktit – arna alergjenësh aplikohen në lëkurën e shpinës dhe testi lexohet pas 48 dhe 72 orësh.






