Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura për vendosjen e rampës me pagesë në rrugën për në Prevallë, duke siguruar banorët se asnjë vendim nuk do të merret pa konsultim me ta.
Përmes një reagimi publik, Pacolli theksoi se çështja e vendosjes së rampës dhe mënyra e menaxhimit të qarkullimit do të diskutohet së bashku me banorët dhe palët e interesit, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të mirë.
“Dua t’ju siguroj se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit”, ka deklaruar ministrja.





