LAJME

Fillon vaksinimi i qenve kundër sëmundjes së tërbimit në komunën e Dragashit

Fillon vaksinimi i qenve kundër sëmundjes së tërbimit në komunën e Dragashit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2024, 19:47

Komuna e Dragashit ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se Drejtoria e Bujqësisë ka filluar vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së tërbimit dhe dehelmetizimi kundër parazitëve të brendshëm, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur shëndetin e qenve.

Procesi i vaksinimit bëhet e ditur se do të zgjasë deri më datën 12 dhjetor 2024.

Tutje, komuna e Dragashit u ka bërë thirrje pronarëve që nuk kanë vaksinuar qentë e tyre deri më tani, të kontaktojnë përfaqësuesit e ambulantave veterinare “Verim Mujaj B.I.”, “Rexhep Shala B.I.” dhe “Nevzat Hamza B.I.”.

Sipas njoftimit, pronarët e qenve nuk duhet të paguajnë asgjë me rastin e vaksinimit të qenve të tyre.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Dragashit se ka filluar vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies), dhe DEHELMETIZIMI (kundër parazitëve të brendshëm). Për ta parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur shëndetin e qenve, Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Dragashit ka kontraktuar operatorin ekonomik i cili do të bëjë vaksinimin e qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit. Ky proces do të zgjasë deri më datën 12.12.2024. Kërkohet nga pronarët e qenve të cilët nuk i kanë vaksinuar qentë e tyre deri më tani, të kontaktojnë përfaqësuesit e ambulantave veterinare, të cilët janë çdo ditë në terren për të kryer vaksinime:

Ambulanta Veterinare “Verim Mujaj B.I.”;
Ambulanta Veterinare “Rexhep Shala B.I.”; dhe
Ambulanta Veterinare “Nevzat Hamza B.I.”.

Vaksinimi i qenve bëhet në kuadër të kontratës së financuar nga Komuna e Dragashit dhe pronarët e qenve nuk paguajnë asgjë me rastin e vaksinimit të qenve të tyre.”, shkruan në njoftimi e komunës së Dragashit në Facebook./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika