Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook, ka shkruar me bashkëngjitje të disa fotografive për fillimin e punimeve se, Qendra historike e qytetit do të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike.
“Tanimë KEDS ka filluar punimet për jetësimin e një projekti shumë të rëndësishëm, të futjes së kabllove të rrymës elektrike, dhe të atyre të internetit dhe të televizorëve, në rrjet nëntokësor.





