Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA do të bëjë ndryshime drastike nga Kampionati Botëror i vitit 2026 në Amerikën e Veriut.
FIFA në mbledhjen që do të mbajë këtë të enjte, synon që të miraton vendimin që t’i rrisë ndeshjet nga 64 në 104 – në vend të 80 ndeshjeve sa ishin planifikuar më parë – vendimi pritet të merret në një takim të këshillit drejtues në Kigali, Ruandë.
Më shumë ndeshje e ndihmon FIFA-n të ndjekë objektivin e saj prej më shumë se 9 miliardë paund të ardhurash, por gjithashtu zgjidh çështjet e formatit të ngjarjes që bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.





