Klubi prizrenas, FC Liria, ka njoftuar se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.
Sipas klubit, vazhdimi i bashkëpunimit me Munishin është një nga hapat e parë të projektit të ri, i bazuar në stabilitet, besim dhe vizion afatgjatë.
Nga FC Liria theksojnë se besimi në përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur, ndërsa synimi është ndërtimi i një skuadre konkurruese dhe rikthimi i klubit në nivelet që i takojnë.
Klubi i ka uruar suksese trajnerit Munishi, duke shprehur bindjen se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultate pozitive për tifozët bardhezi.