Ditë më parë ndërroi jetë mitrovicasja Nazlije Sherifi, vajza për të cilën u grumbulluan mjete financiarë për t’ia siguruar transplantimin e veshkës.
Ajo priste ta bënte transplantimin e veshkës, dhe për këtë fillimisht u kërkuan 200mijë euro, mirëpo pasi u paraqit një vullnetar për dhurim të veshkës mbledhja e fondeve u ndalua.
Shuma totale që ishte mbledhur ishte 56.442 euro, shkruan Jepi zë.
Vëllai i saj Ilir Sherifi ka deklaruar se shuma në fjalë do të dhurohet për njerëz të tjerë që kanë nevojë.
Postimi i plotë nga Ilir Sherifi:
DEKLARATË PËR OPINION
Sot me datën 09.01.2021, Familja e Nazlije Sherifit dhe më prezencën e Hoxhës Rexhep Lushta,dhe Lindrit Misini njoftojnë opinion se shuma e cila është mbledhur për shërimin e Nazlijes, por që nuk pati fatin që këto mjete të shpenzohen për shërimin e saj, është vendos që këto mjete do të shkojnë gjithashtu për bamirësi dhe për shërim të atyre që kanë nevojë nga qyteti i Mitrovicës
Ju informojmë se shuma totale e mbledhur është 56.442.32€uro, prej këtyre janë hargjuar 2.983.40 €uro, dhe totali I mbetur ëhstë 53.458.92.
Kjo shumë është vendosur që t’I dhurohen për shërim këtyre personave:
1. Xhylazim Istrefi 36.458.92
Gjithashtu për këto 2 raste falenderojmë Djemtë e Mitrovicës me në krye Lindrit Misini i cili na informojë për nevojën e rasteve në fjalë:
2. Esra Muhamed Kërveshi , 10.000 €
3. Iliriana Smajli 7.000 €
Pas përfundimit të procedurave të shërimit të personave të lartcekur, shuma e cila do të mbetet gjithashtu do të shkojë për bëmirësi.
Familja Sherifi shpreh falënderimin dhe konsideratën e thellë për të gjithë ata që me kontributet e tyre u solidarizuan në këto ditë të vështira për ne dhe e lusim Allahun që t’I shpërblej të gjithë për cdo kontribut të tyre.
Lutemi gjithashtu që Shpirtin e Nazlijes Allahu ta mëshiroj dhe ta shpërblej me Xhenetin Firdeus.
Në emër të familjes Sherifi
Adile dhe Ilir Sherifi