LAJME

Familja shqiptare humb rrugën në Kroaci, ekipet e shpëtimit i dolën në ndihmë

Familja shqiptare humb rrugën në Kroaci, ekipet e shpëtimit i dolën në ndihmë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Dhjetor 2020, 09:21

Informacionet nga autoritetet kroate tregojnë se një familje nga Shqipëria, me pesë anëtarë, është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga ekipet e emergjencës në Kroaci, pasi u bllokuan nga dëbora në Veleb.

Të mbetur në rrugë dhe të frikësuar, mediat kroate shkruajnë se familja shqiptare telefonoi 112, duke kërkuar ndihmë. “Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të bllokuar nga dëbora në rrugë.Po ashtu, mediat theksojnë se ai ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar”, thuhet në shkrim.

Autoritetet kroate thonë se familja shqiptare, që kishte edhe një fëmijë të vogël, u shpëtua dhe është në gjendje të mirë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika