Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, e njohur si EUFOR, ka bërë të ditur të enjten se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë në këtë shtet, si masë mbrojtëse.
Në njoftim, EUFOR ka thënë se vendimi është marrë për të mbështetur në mënyrë më efikase partnerët në Bosnje dhe për të siguruar një ambient të sigurt.
“Përkeqësimi i situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar ka potencial të përhapë jostabilitet në Bosnje-Hercegovinë. Angazhimi i këtyre forcave është masë parandaluese për të forcuar stabilitetin në Bosnje, përmes pozicionimit të forcave të mjaftueshme”, është thënë në njoftim.





