LAJME

Esnaf: Mirëpresim vitin 2021 me projekte dhe bashkëpunime të reja!

Esnaf: Mirëpresim vitin 2021 me projekte dhe bashkëpunime të reja!
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2021, 22:34

Shoqata e Zejëtarëve dhe Biznismenëve “Esnaf” në Prizren, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të zyrtarizojnë bashkëpunim me organizatat më të mëdha joqeveritare të Turqisë, për promovimin e turizmit, promovimin e shteteve dhe kulturën e kuzhinave të të dyja vendeve.

Njoftimi i plotë:

TAŞPAKON është një ndër organizatat më të mëdha joqeveritare të Turqisë, Konfederata e Gastronomëve dhe Shef Kuzhinjerëve – është marrë vendimi për nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim për promovimin e turizmit reciprok, promovimin e shteteve dhe kulturën e kuzhinave.

Ne dëshirojmë fat të dy institucioneve për marrëveshjen në të cilën besojmë se do të zhvillojmë projekte të suksesshme, dhe se detajet do të shpalosen në ditët në vijim./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika