LAJME

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2023, 16:53

Erërat e forta që kanë mbizotëruar të shtunën në Kosovë, kanë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa rajone, ka njoftuar Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS).

Sipas njoftimit, rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.

KEDS-i ka thënë se ekipet e veta janë në vendngjarje të prishjeve e se po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara në rrjet.

“KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të rregullohen sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në njoftim të KEDS-it.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika