RAJONI DHE BOTA

Erdogani do të prezantojë planin e paqes të Ukrainës në takimin e G20-s

Erdogani do të prezantojë planin e paqes të Ukrainës në takimin e G20-s
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2024, 14:44

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të prezantojë një plan paqeje për Ukrainën në samitin e G20-s, sipas raporteve të Bloomberg.

Plani i presidentit turk thuhet se përbëhet nga këto pika: ngrirja e vijës së frontit ashtu siç është; Ukraina pranon të mos anëtarësohet në NATO për të paktën dhjetë vjet; furnizimi i Ukrainës me armë për të siguruar mbrojtjen e saj; dhe vendosja e paqeruajtësve ndërkombëtarë në një zonë neutrale të demilitarizuar në Donbas.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë raportet se Erdogani po sugjeronte një ngrirje të situatës aktuale taktike si një kusht që do të ishte “i papranueshëm” për Federatën Ruse.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika