- Reklama -

Erdogan: Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca në provincë nga muaji mars, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, duke shtuar se masa e izolimit nëpër fundjava, me qëllim të luftimit të koronavirusit, do të hiqet varësisht nga shkalla e infektimit.Nga muaji dhjetor, autoritetet turke zbatojnë masën e izolimit të ashpër nëpër fundjava.Mirëpo Turqia tani planifikon hapjen e shkollave nga 1 marsi, ndërkohë që në kuadër të fushatës së vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë njerëz, me vaksina të kompanisë kineze, Sinovac.

Duke folur pas takimit me kabinetin e tij në Ankara, Erdogan ka thënë se planifikon hapjen e kafeneve dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur tash e sa muaj, derisa u ka bërë thirrje banorëve të Turqisë që të respektojnë rregullat për luftim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
“Ne do të kategorizojmë provincat me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë, varësisht nga shkalla e infektimit. Në fillim të muajit mars ne do të nisim periudhën graduale të normalizimit”, ka thënë ai.“Ne do të largojmë gradualisht kufizimet, duke nisur nga fundjavat, bazuar në infektim, vaksinim dhe kritere tjera në provinca”, ka thënë mes tjerash presidenti turk.

- Reklama -

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet turke kanë regjistruar 2.6 milionë raste të infektimit me koronavirus.Prej tyre 27,000 pacientë kanë vdekur.Ndonëse fushata e vaksinimit ka nisur muajin e kaluar, numri i rasteve të reja të infektimit vazhdon të jetë mes 6,000 apo 8,000 brenda ditës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin

Një aeroport në Turqi së fundmi u përfshi në...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Fshati polak ku të gjithë 6000 banorët jetojnë në të njëjtën rrugë

Në zemër të Polonisë, pak kilometra larg Krakovës, ekziston...

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort