Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të ashpër ndaj homologut amerikan Joe Biden, duke folur në një event të Ujqërve Gri, ndërsa Turqia numëron mbrapsht për zgjedhjet e 14 majit.
Erdogan e ndaloi ambasadorin e SHBA në Turqi, Jeffrey Flake nga rezidenca e tij pasi diplomati u takua me kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu, një veprim që shihet si një fyerje për Shtetet e Bashkuara, një aleat i vjetër i Turqisë.
“Joe Biden po flet prej andej. Çfarë po bën ambasadori i tij këtu? Ai takohet me Kemalin. Turp tq kesh, vëre mendjen në punë. Ju jeni një ambasador. Bashkëbiseduesi juaj këtu është presidenti. Si do të ngrihesh pas kësaj dhe do të kërkosh një takim me presidentin? Dyert tona janë të mbyllura për të, ai nuk mund të hyjë më”, tha Erdogan të dielën.





