Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve, shkruan GazetaBlic.Pas takimit, kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ka qenë një takim i mirë.“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje.
Enver Hoxhaj tregon se çka u diskutua në takim me Kurtin e Osmanin

Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe cështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe ëpr presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”, ka thënë ai.Hoxhaj në këtë takim ishte me sekretarin e partisë, Uran Ismailin.Kurti dhe Osmani kanë ftuar në takim kreun e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së. Sot të dy do të takohen edhe me Ramush Haradinajn, derisa takimi me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, sipas këtij të fundit, mund të shtyhet për të premten.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




