LAJME

Enver Hoxhaj me Uran Ismailin i shkojnë Kurtit në takimin në Kuvend

Enver Hoxhaj me Uran Ismailin i shkojnë Kurtit në takimin në Kuvend
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2021, 10:20

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve.

Bashkë me Hoxhajn në takim ka qenë prezentë edhe sekretari i PDK së Uran Ismaili.

Një takim Kurti dhe Osmani do ta mbajnë edhe me Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së në ora 13:30.Megjithatë, një takim me Osmanin e Kurtin nuk do ta mbajnë nga LDK-ja.

Kryetari i zgjedhur i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku nuk është shprehur i gatshëm që të shihet me liderin e LVV-së dhe Osmanin në ditën e parë të punës si kryetar i Lidhjes Demokratike.Takimi që ishte thirrur për në orën 12:30, sipas Abdixhikut mund të mbahet të premten./eo

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika