Voglushi 8 vjeçar nga fshati Kushnin i Hasit, Ersan Temaj, ëndërron që një ditë të vesh uniformën blu dhe t’I shërbej atdheut. Por ai tani për tani ëndrra e tij më e madhe është përmirësimi i krahëve.
Për trajtimin e tij dhe për t’i përmirësuar krahët, Ersani ka nevojë të operohet jashtë shtetit. Për operim dhe fazat e tjera pas operimit, ai ka nevojë për 35 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen e tij.
Andaj, apelohet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që ta ndihmojnë financiarisht dhe t’ia mundësojmë relizimin e ëndrrave të tij.





