Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se e ashtuquajtura doza përforcuese e vaksinës Moderna mund t’u jepet personave mbi 18-vjeç të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.Është vaksina e dytë që miratohet për një dozë të tretë në Bashkimin Evropian.
“Doza e tretë e Spikevax u mor gjashtë deri në tetë muaj pasi doza e dytë çoi në një rritje të niveleve të antitrupave te të rriturit, nivelet e antitrupave të të cilëve ishin në rënie,” njoftoi rregullatori mjekësor evropian.
EMA miratoi një dozë të tretë të Pfizer/BioNTech më herët në tetor dhe rekomandoi vaksinimin me një dozë të tretë të vaksinave nga Pfizer/BioNTech ose Moderna për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.Vendet anëtare të BE-së vendosin nëse popullata e përgjithshme duhet të marrë dozën e tretë.
Nën presionin për të luftuar variantin më ngjitës delta të koronavirusit dhe për të shmangur mbylljet e reja gjatë dimrit, disa shtete anëtare të BE-së nisën fushatat e tyre përforcuese të dozimit përpara se EMA të lëshonte rekomandimet.
Vendet kanë marrë qasje të ndryshme rreth asaj se kush duhet të marrë dozën e tretë.EMA shtoi se monitoron rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe efekteve të tjera anësore shumë të rralla pas marrjes së një doze përforcuese.Autoritetet amerikane kanë miratuar doza shtesë të Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson and Johnson