Elon Musk u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në zyrën e quajtur “Shtëpia Turke” në Nju Jork.
Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, në takim, Erdogan dhe Musk biseduan për tema të ndryshme rreth ekonomisë, si dhe mundësinë e hapjes të një fabrike të prodhimit të veturave Tesla në Turqi.





