- Reklama -

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka konfirmuar se do të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës në krye me Albin Kurtin, kryeministër.

Kështu bëri të ditur Krasniqi në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.

- Reklama -

“Po në bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti do të jemi pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV’së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.

Sa i përket komuniteteve tjera, Krasniqi tha se nuk mund të flas në emër të tyre se me kë do të bëjnë koalicion.

“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort