LAJME

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar për kontrabandim me migrantë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar për kontrabandim me migrantë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2026, 11:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, më datën 21 gusht 2026, përmes pikës kufitare në Vërmicë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Republika e Kosovës për në Shqipëri.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, për veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

Policia thekson se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika