Home LAJME Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i dënuari me rreth 4 vite burg për shitblerje e kultivim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i dënuari me rreth 4 vite burg për shitblerje e kultivim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

0
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i dënuari me rreth 4 vite burg për shitblerje e kultivim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, më datë 04.12.2025, është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, me qëndrim të përkohshëm në Hungari.

Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprat penale:

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,

KPK 272/1 “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,

KPK 366/1 “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit. I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente hungareze, ku është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës falënderon autoritetet hungareze për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here