Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar dy ekstradime të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njëri prej tyre është sjellë nga Gjermania në Kosovë, ndërsa tjetri është dërguar nga Kosova në Shqipëri.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka njoftuar se të dy personat ishin të kërkuar me karton të kuq (red notice) nga INTERPOL.
Më 07.04.2026, nga Gjermania është ekstraduar në Kosovë shtetasi kosovar me inicialet I.A., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ndërsa më 08.04.2026, nga Kosova është ekstraduar në Shqipëri shtetasi kosovar me inicialet N.C., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare.
Ky i fundit është dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në Pikën Kufitare të Vermicës.
Policia e Kosovës thekson se këto veprime janë pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe përpjekjeve për të garantuar zbatimin e ligjit dhe drejtësisë.