Deficiti tregtar i Shqipërisë pati një rritje vjetore me 6 për qind në katër muajt e parë të vitit, duke shkuar në 123 miliardë lekë [1 miliard euro] edhe pse eksportet patën një ecuri shumë të mirë në këtë periudhë, sipas raportit të fundit të agjencisë kombëtare të statistikave INSTAT.
Eksportet u rritën me 48.8 përqind në 162 miliardë lekë [1.3 miliardë euro] në periudhën janar-prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importet, të cilat duket se kanë kontribuuar në rritjen e deficitit tregtar, u rritën me 26.7 për qind në vlerën 285 miliardë lekë [2.3 miliardë euro], thuhet në raport.
Ecuria e eksporteve reflekton si arkëtimin e më shumë të ardhurave nga shtrenjtimi i naftës dhe metaleve në bursat ndërkombëtare, ashtu dhe përmirësimin e industrisë së tekstileve e këpucëve.





