Home LAJME Eksperti i sigurisë: Trajnimet e ushtrisë serbe janë propagandë sa herë afrohen marrëveshjet për veri

Eksperti i sigurisë: Trajnimet e ushtrisë serbe janë propagandë sa herë afrohen marrëveshjet për veri

0
Eksperti i sigurisë: Trajnimet e ushtrisë serbe janë propagandë sa herë afrohen marrëveshjet për veri

Ekspert i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar sot për një “stil” propagandistik serb me ushtrinë e atjeshme.

Musliu shprehet që sa herë afrohen data që flasin për implementimin e ndonjë marrëveshjeje në veri, ushtria e Serbisë “rastësisht” mban ushtrime ushtarake.

“Dikush, me smartphone, xhiron “artilerinë e rëndë”, duke lëvizur drejt Kosovës. Videot zakonisht janë të tilla që nuk mund të zbulohet lehtë vendi, dhe gjoja se të “rastit”. Pastaj, herë del në media të Serbisë e herë në media të Kosovës.”, ka shkruar eksperti i sigurisë.

Lidhur me këtë çështje Musliu është shprehur se ky “stil” propagandistik serb tashmë është bërë lehtë i lexueshëm, por që ende ka autoritete në qendra të caktuara që kapen në këtë karrem të Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here