LAJME

Edhe sot dhe nesër mot me diell në Prizren

Edhe sot dhe nesër mot me diell në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2021, 05:46

Mot kryesisht pranveror do të mbajë edhe këto dy ditët e ardhshme më pas bien temperaturat, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton TV Prizreni.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika