Home RAJONI DHE BOTA E rrallë: Një restorant në Zvicër ‘gjobit’ klientët që nuk mbarojnë ushqimin

E rrallë: Një restorant në Zvicër ‘gjobit’ klientët që nuk mbarojnë ushqimin

0
E rrallë: Një restorant në Zvicër ‘gjobit’ klientët që nuk mbarojnë ushqimin
Ein Kellner der elvetino AG serviert im fahrenden Speisewagen ein kuehles Bier an einen Passagier, aufgenommen am 27. Oktober 2005. Die elvetino AG, ein Tochterunternehmen der SBB, ist das fuehrende Bahngastronomieunternehmen in der Schweiz, entstanden aus der ehemaligen SSG und der Integration der Mitropa Suisse SA. (KEYSTONE/Martin Ruetschi) === , ===

Nëse nuk e hani pjatën e tërë, ky restorant në Zvicër ju gjobit.

Restoranti indian “Casanova”, në qytetin e Badenit, ngarkon një gjobë prej pesë frangash – përveç faturës – për klientët që lënë ushqim në pjatën e tyre, përcjell albinfo.ch.

Pronari Salman Ghauri u rrit në Indi, ku një pjesë e madhe e popullsisë nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë, “kështu që ne nuk e hedhim ushqimin”.

Në restorantin e tij ai shërben një racion, ku mund të hani gjithçka për 20 franga, por disa njerëz grumbullojnë më shumë ushqim në pjatat e tyre sesa mund të konsumojnë dhe ushqimi i pangrënë përfundon në plehra.

Kjo është arsyeja pse Ghauri vendosi të ndëshkojë një “gjobë” për këdo që nuk e përfundon ushqimin – një koncept që ai thotë se shumica e klientëve të tij e mbështesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here