RAJONI DHE BOTA

E rëndë në Tiranë: Ndërron jetë policja 22-vjeçare, ishte rrëzuar aksidentalisht te Piramida

E rëndë në Tiranë: Ndërron jetë policja 22-vjeçare, ishte rrëzuar aksidentalisht te Piramida
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2024, 15:43

Një police 22-vjeçare, ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Alesia Lumi ra aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, derisa ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se 22 vjeçarja ka ndërruar jetë në urgjencën e Traumës, si pasojë e një hemoragjie.

Prej dy javësh, ajo ndodhej në shërbimin e Neurokirurgjisë për shkak të disa dëmtimeve në kokë.

22 vjeçarja ishte efektive e Policisë në Komisariatin e Kamzës.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika