RAJONI DHE BOTA

E konifrmon Klitschko: Kievi sërish në shtetrrethim

E konifrmon Klitschko: Kievi sërish në shtetrrethim
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 11:31

Kryeqyteti ukrainas sërish do të jetë në shtetrrethim prej sonte (21 mars) në orën 8.00 të mbrëmjes deri në ora 7.00 të mëngjesit të datës 23 mars.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kievit Vitaliy Klitchko, transmeton gazeta The Kyiv Independent përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ish boksieri i njohur citohet të ketë thënë se dyqanet, barnatoret, dhe pikat e karburantit do të mbyllen. Ndërsa lëvizja nëpër qytet do t’iu vetëm automjeteve me leje të veçanta.

“Ora e re e shtetrrethimit në Kiev dhe Kiev Oblast do të zgjasë nga ora 8:00 e mbrëmjes më 21 mars deri në orën 7 të mëngjesit të datës 23 mars.

Dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit do të mbyllen. “Vetëm automjetet me leje të veçanta mund të lëvizin nëpër qytet,” tha kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko.” /Reporteri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika