LAJME

E kërcënoi se do t’ia publikojë fotografitë nudo koleges së punës, gjilanasi përfundon në pranga

E kërcënoi se do t’ia publikojë fotografitë nudo koleges së punës, gjilanasi përfundon në pranga
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shkurt 2021, 14:09

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ta pandehurit F.M, i cili e kishte fotografuar kolegen e tij të punës nudo dhe e kishte kërcënuar se do t’ia publikonte fotografitë nëse e njëjta s’do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri fillimisht është njohur me të dëmtuarën E. I., në vendin e njëjtë të punës dhe pasi që të njëjtën e ka fotografuar nudo i pandehuri në vazhdimësi me qëllim të shqetësimit, frikës dhe cenimit të dinjitetit të dëmtuarës e ka kanosur të njëjtën, duke i thënë se fotot nudo do t’ia publikonte në shoqëri, familje, nëse e njëjta nuk del me të për të kryer marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

„Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale“, thuhet në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika