Arratisë së bosit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer duket se po i vjen fundi, kjo pasi Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, ka deklaruar sei policia ka bërë të mundur neutralizimin e zonës ku ndodhet biznesmeni. .“E dimë që është në Shqipëri. Megjithatë po mbajmë në kontakt edhe vendet e tjera.
E dimë se ku është dhe do shkojmë aty. Është çështje kohe,” deklaroi kështu ministri i brendshëm turk.Mediat turke bëjnë me dije se ministri është shprehur se ka pasur zhvillime të rëndësishme dhe se vendndodhja e themeluesit të “Thodex” nuk ishte më sekret për Turqinë, rrethi për kapjen e tij po ngushtohet dita-ditës.
27-vjeçari Özer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar, ndërkohë që me vete ka një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve.





