LAJME

E dhimbshme: Ndërron jetë në rrugë një burrë në Prizren

E dhimbshme: Ndërron jetë në rrugë një burrë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2023, 09:36

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bazhdarhane”, në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Nga konstatimet e mjekëve personi në fjalë është i gjinisë mashkullore 74-vjeç dhe sipas hetimeve të para vdekja e tij ka qenë natyrale.

Rastin e ka konfirmuar për Televizionin e Prizrenit edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur. Po ashtu është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe rasti procedohet si vdekje natyrale”, ka thënë Gashi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika