LAJME

Dyshohet se u ofroi 30 euro ryshfet policëve për të hyrë ilegalisht në Kosovë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak

Dyshohet se u ofroi 30 euro ryshfet policëve për të hyrë ilegalisht në Kosovë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2026, 09:49

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak, të hënën më 15.06.2026.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për veprën penale dhënie të ryshfetit.

Sipas njoftimit policor, i arrestuarit u kishte ofruar 30 euro ryshfet pjesëtarëve të Policisë për të hyrë kundërligjshëm brenda territroit të Republikës së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti iu kishte ofruar zyrtarëve policorë 30 euro për të hyrë kundërligjshëm në Republikën e Kosovës. Bankënotat janë sekuestruar.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika