LAJME

Dyshohet se në Malishevë një person me motoçikletë ka shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet

Dyshohet se në Malishevë një person me motoçikletë ka shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 09:34

Policia në Malishevë ka njoftuar se një burrë duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur rrethojat mbrojtëse të metalta të një ure në fshatin Lozicë.

Pasi ka goditur rrethojat mbrojtëse të urës, sipas Policisë, një pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse të cilat kanë rezultuar vdekjen e tij.

“Viktima pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 31.10.2024.

Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është trajtuar – aksident trafiku me fatalitet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika