LAJME

Dyshohet se kanosi policin, arrestohet një person në Prizren

Dyshohet se kanosi policin, arrestohet një person në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2026, 11:36

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Landovicë, më 08.11.2026, rreth orës 19:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte refuzuar urdhrin e zyrtarit policor dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika