Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës.
Në këtë takim që u zhvillua para pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, Kurti tha se përfshirja sa më madhe dhe më e gjerë e bashkatdhetarëve në jetën publike e institucionale në Kosovë, përveç lidhjes së tyre me vendlindjen, i shërben forcimit të institucioneve të Republikës, me përvojën dhe ekspertizën, me kulturën dhe shprehinë e punës, që sjellin nga demokraci e shtete të zhvilluara.
“Nëpërmjet “Dritares për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrës nga mërgata për investime që realizohen në Kosovë. Për kreditë që merren për investimet e tyre, shteti ynë do të jetë garant, duke shërbyer si hipotekë për ta. Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar. Ndërkaq, me Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë” – tha Kurti.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.