Sot shënohet përvjetori i dytë i vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që pati tronditur Kosovën.
Vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur dhimbjen dhe mallin për motrën, duke theksuar se familja nuk mund të pajtohet me mungesën e saj dhe kërkon drejtësi.
“Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë. Këto dy vite nuk ishin të lehta për ne si familje. Nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin që ti nuk je më në mesin tonë. Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty, motër”, ka shkruar ai.





