LAJME

Dy të mitur ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Dy të mitur ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2020, 18:25

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Siç njofton SHKK bëhet fjalë për R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.

R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje.

A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa Shërbimi Korrektue ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika