Rezultatet finale do të dihen në gusht
Gjigandi farmaceutik zviceran Novartis njoftoi fillimin e provave klinike të fazës II dhe III mbi një trajtim anti-Covid që zhvilloi në partneritet me kompaninë bioteknologjike me bazë në Cyrih Molecular Partners, transmeton albinfo.ch.
Provat e reja me 400 pacientë do të vlerësojnë trajtimin, të quajtur “ensovibep”, pasi të kenë marrë rezultate pozitive në fazën I.





