LAJME

Dy mjekë në QKUK riinfektohen me koronavirus

Dy mjekë në QKUK riinfektohen me koronavirus
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2021, 15:52

Gjatë javës së fundit në Kosovë, dy mjekë janë riinfektuar me koronavirus.

Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Odës së Mjekëve, Naser Gjonbalaj.

Ai tha se nuk dihet se pjesë e cilës klinikë janë këta mjekë, por se në bazë të informacioneve të dy janë riinfektuar me virusin Covid-19.

“Po gjatë javës jemi informuar edhe për dy raste të riinfektimit tek mjekët. Nuk e dimë se të cilës jklinikë janë ata. Informacionet i kemi vetëm që janë riinfektuar”, ka thënë Gjonbalaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika