Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në Prizren.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20, në rrugën “Ismail Kryeziu”.
- Reklama -
Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me lëndime”.
- Reklama -