LAJME

Durmishi publikoi fotografi të rrugëve: Të gjitha rrugët të kalueshme

Durmishi publikoi fotografi të rrugëve: Të gjitha rrugët të kalueshme
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2023, 10:25

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas mesnatës ka bërë të ditur se bashkë me ministrin Liburn Aliu kanë dalë në terren për të parë punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve.

Ai ka  ka shkruar në Facebook se organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora. Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë”, ka shkruar Durmishi./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika